Tenori spanjoll Domingo akuzohet për ngacmime seksuale


Gazeta Express
13 Gusht 2019 19:13

Ndaj legjendës së operës Placido Domingo janë ngritur ankesa për sjellje të pahijshme seksuale ndaj grave gjatë dekadave.

Disa nga akuzueset ankohen se ai i ka ndëshkuar profesionalisht kur ato kanë refuzuar sjelljet e tij.

Associated Press njofton se shumë këngëtare dhe valltare ankohen se janë ngacmuar seksualisht nga Domingo, i cili vlerësohet si një nga këngëtarët më të mëdhenj operistikë të të gjitha kohërave.

Akuzueset thonë se disa nga veprimet e tenorit 78-vjeçar kanë ndodhur në kompanitë e ndryshme operistike, ku ai ka mbajtur poste të larta drejtuese.

Domingo ka mohuar akuzat.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart