Ten Hag prezantohet si trajner i Man Utd, flet për Ronaldon - Gazeta Express
string(58) "ten-hag-prezantohet-si-trajner-i-man-utd-flet-per-ronaldon"

Ten Hag prezantohet si trajner i Man Utd, flet për Ronaldon

Futboll

Gazeta Express

23/05/2022 16:43

Erik ten Hag këmbëngul se Cristiano Ronaldo mund të ketë një rol në ekipin e tij të Manchester United sezonin e ardhshëm.

Ten Hag u prezantua nga “Djajtë e Kuq” në një konferencë për shtyp në Old Trafford të hënën pasdite dhe e ardhmja e Ronaldos ishte patjetër një temë diskutimi.

Lexo Edhe:

37-vjeçari shënoi 24 gola në sezonin e tij të parë në Angli pas rikthimit dhe Ten Hag sqaroi shkurtimisht se Ronaldo mund të jetë një aset për United nën drejtimin e tij.

“Sigurisht,” tha Ten Hag. Kur u pyet se çfarë mund të sillte Ronaldo, Ten Hag shtoi: “Gola”. Më pas u sugjerua që Ronaldo mund të merrte më shumë rol udhëheqës në vitin e fundit të kontratës së tij. “Unë flas fillimisht me Ronaldon përpara se të flas me ty”, u përgjigj Ten Hag.

Në një konferencë shtypi 20-minutëshe, Ten Hag dha pak nga planet e tij për skuadrën e United sezonin e ardhshëm dhe theksoi se do të nxirrte përfundimet nga analiza e tij. /Gazeta Express/