Temperatura të larta edhe gjatë ditës së sotme


Gazeta Express
12 Gusht 2019 10:08

Moti përvëlues me temperatura shumë të larta në fazën portokalli, të cilat disa ditë kanë përfshirë gjithë territorin e vendit do të mbajë deri më 14 gusht. Moti sot do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë me erë të lehtë juglindore. UV indeksi do të jetë 9. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ato ditore prej 30 deri në 41. Në Shkup temperatura do të arrijë deri në 39 gradë. Rekomandohet që qytetarët të mbrohet nga temperaturat e larta.

Nga Shërbimi për Ndihmë urgjente mjekësore në Shkup theksojnë se është rritur numri i thirrjeve, ndërsa qytetarët që nuk ndjehen mirë për shkak të motit të ngrohtë kanë ndryshime kardiovaskulare, dhimbje koke, tension, marramendje, lodhje, përgjumje.

Më 14 gusht temperatura do të arrijë deri 40, ndërsa pasdite dhe të enjten do të ketë rritje të vranësirave të përcjella me reshje lokale të rrëmbyeshme, kur pritet edhe ulje e temperaturave, fillimisht në pjesët veriore, ndërsa nga e premtja edhe gjithkund nëpër vend, in formojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Te fundit


Kthehu lart