Televizioni amerikan i kushton një reportazh restaurantit shqiptar në Bronx


Gazeta Express
22 Shtator 2019 20:36

Televizioni amerikan ABC7 për qytetin e Nju Jorkut i ka kushtuar një reportazh restaurantit Çka ka Qëllu që gjendet në Bronx.

Në fillim të reportazhit tregohet lokacioni i këtij lokali dhe flitet për kulturën shqiptare të cilën e ka shfaqur pronar i këtij lokali nëpër të gjithë restaurantin, qoftë me anë të pikturave apo edhe me anë të kostumeve shqiptare të cilat janë të vendosur nëpër kënde.

“Shqiptarët që erdhën para 20-30 vjetëve për arsye të ndryshme, ata menduan që një restaurant shqiptar nuk do të funksiononte dhe nuk kishin krenari për prejardhjen”, thotë pronari Ramiz Kukaj.

Por Kukaj tregon se ai ndjehet krenar. Ai hapi këtë destinacion për ushqim në lagjen Blemont. Aty mund të gjinden buka dhe sallatat shqiptare. Por gazetarja që ka bërë reportazhin ndalet tek pjata e famshme shqiptare Skanderbegi, i cili ka emrin e heroit kombëtar. Ky gatim e fascionon gazetarja dhe për këtë flitet edhe në emisionin ku shfaqet ushqimi dhe prezantuesit e provojnë atë.

Kukaj ka mbledhur kostumet dhe gjërat tjera që tregojnë kombësinë për dhjetë vite, dhe ai është krenar që shfaq kulturën e tij dhe u jep shqiptarëve të tjerë një vend që të ndihen sin ë shtëpi.

“Mua më pëlqen shumë që shqiptarët vijnë këtu, kjo më bënë shumë të lumtur- është shumë ndjenjë e mirë”, thotë Kukaj./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart