Telefoni inteligjent Coca-Cola shumë shpejt në treg
AutoTech
Gazeta Express
27/01/2023 21:42
Një telefon i markës Coca-Cola pritet të
jetë shumë shpejt në treg, shkruan “Times Now”.
Është një pajisje që mund të përfshihet në
listën e “telefonave të çuditshëm nga marka të papritura”, sepse Coca-Cola po
përgatitet të zbatojë një partneritet të ri me një prodhues, apo markë
ekzistuese. Ende nuk dihet kush është ajo.
Telefoni është me ngjyrë të kuqe dhe përmban
logon e kompanisë në panelin e pasmë, si dhe dy kamera dhe një blic LED.
Thuhet se ky model së shpejti do të shfaqet në
Indi, ndërkohë që aktualisht nuk ka informacione për disponueshmëri të mundshme
në tregjet e tjera.