"Telefonata e rëndësishme" nga Amerika, Chollet tregon çfarë u tha Kurtit e Vuçiqit - Gazeta Express
string(80) "telefonata-e-rendesishme-nga-amerika-chollet-tregon-cfare-u-tha-kurtit-e-vuciqit"

Gazeta Express

23/03/2023 19:48

“Telefonata e rëndësishme” nga Amerika, Chollet tregon çfarë u tha Kurtit e Vuçiqit

Gazeta Express

23/03/2023 19:48

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar se sot ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Që të dy, ka njoftuar ai, i ka uruar për arritjen e marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së veriut.

Lexo Edhe:

“E urova kryeministrin Kurti sot për marrëveshjen e arritur në Ohër, Maqedoni e Veriut, në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE. Tani më shumë se kurrë, Kosova është afruar te e ardhmja evropiane”, ka shkruar Chollet, raporton Gazeta Express.

Ndërkaq, presidentin serb, Chollet ka njoftuar se e ka falënderuar për qasjen konstruktive në Ohër.

“E rëndësishme është që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për të implementuar dhe për ta përcaktuar rrugën drejt normalizimit dhe integrimeve evropiane. Gjithashtu, e falënderova Serbinë për riangazhimin e saj me SHBA-në në stërvitje të mbrojtjes. @PlatinumWolf!”, ka shkruar Chollet.

Gjatë ditës së sotme, kryeminsitri Kurti ka ndërprerë raportimin e në Kuvend, siçu tha, si rezultat i një “telefonate të rëndësishme”.

Më vonë Kurti tregoi se ka folur me me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. /GazetaExpress