Telashe me tokën në Leposaviq që e shpronësoi Qeveria, Rakiq i shkruan letër QUINT'it - Gazeta Express
string(82) "telashe-me-token-ne-leposaviq-qe-e-shpronesoi-qeveria-rakiq-i-shkruan-leterquintit"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 14:07

Telashe me tokën në Leposaviq që e shpronësoi Qeveria, Rakiq i shkruan letër QUINT’it

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 14:07

Kryetari i NP së Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, i ka thënë KoSSev’it se “sot në mëngjes u njoftuam se punimet për zgjerimin e rrugës në fshatin Dren nuk do të kryhen sot. Mirëpo, policia është ende e pranishme në vendin e ngjarjes, si dhe banorët dhe pronarët e parcelave që janë objekt i shpronësimit”.

E Lista Serbe ka deklaruar se Goran Rkiq iu ka dërguar një letër proteste përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Siç raporton KoSSev në ditën e pesëmbëdhjetë nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës në komunën e Leposaviqit, dje kanë filluar punimet në fshatin Dren, kur është hapur rruga për në kodrën e mbuluar me të njëjtin vendim. Aty do të ndërtohet një stacion policor kufitar. Punëtorët që po kryenin punimet janë siguruar nga Policia e Kosovës dhe pasi kanë parë makineri të rënda dhe autoblinda në vend, banorët dhe pronarët e parcelave janë mbledhur në protestë.

Bashkë me ta është edhe kryetari i NP së Leposaviqit, Zoran Todiq, i cili të mërkurën kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të punimeve dhe ka propaganduar se “këto janë veprime të kundërligjshme”.

Më së shumti kritika në këtë drejtim po lëshon Lista Serbe, ata thonë se  kjo tregon për shkelje të të gjitha “rregullave ligjore që rregullojnë çështjen e shpronësimit dhe se kjo procedurë është e papranueshme për pronarët e patundshmërive dhe popullin serb që jeton në veri të Kosovës”, propagandon ky subjekt politik.

Muajve të fundit ka pasur tensione në Veriun e Kosovës, poqë u zbutën pas një marrëveshjeje për targa në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë. /Express