Tedi Blushi i përgjigjet Baton Haxhiut: Pse shpif zëdhënësi i Stanishiçit!


Gazeta Express
21 Mars 2019 23:33

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i përgjigjet akuzave të këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu në lidhje me Kosovën.

Sipas Blushit këto deklarata kërkojnë të damkosin shqiptarët si faktor destabiliteti.

‘Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti.

Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve’, shkruan Tedi Blushi.

Çfarë tha Baton Haxhiu në Opinion:

Ilir Meta dhe Berisha naracionin kundër kryeministrit e kanë lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Kjo klimë politike është produkt i dy njerëzve, Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Këta kanë frikë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do faktorizojë Ramën ndaj për këtë arsye shkaktuan krizën e brendshme.

Te fundit


Kthehu lart