Të tjera cilësi që mund të trashëgohen vetëm nga babai - Gazeta Express
string(54) "te-tjera-cilesi-qe-mund-te-trashegohen-vetem-nga-babai"

Të tjera cilësi që mund të trashëgohen vetëm nga babai

Fun

Gazeta Express

26/01/2023 21:45

Shumëkush beson se ne trashëgojmë gjysmën e gjeneve nga nëna dhe gjysmën tjetër nga babai, por gjërat nuk funksionojnë kështu.

Ekspertët e gjenetikës pohojnë se ka 60 për qind më shumë mundësi për të trashëguar tipare “aktive” nga babai juaj.

Lexo Edhe:

Krahas gjatësisë trupore, gjinisë dhe çështjet e shëndetit mendor, janë edhe dy tipare tjera që mund t’i trashëgoni nga babai:

Dhëmbët e shtrembër

Në rastet kur babai ka shëndet të dobët dentar, fëmija ka më shumë gjasa që të vizitojë zyrën e dentistit më shpesh sesa bashkëmoshatarët e tij, edhe nëse nëna e tij ka një grup të madh dhëmbësh.

Gjithçka nga kavitetet deri te prishja e dhëmbëve dhe të gjitha problemet dentare në mes, mund të vijnë direkt nga babai, transmeton KP.

Gropëzat në fytyrë

Në shumë kultura, gropëzat shihen si një shenjë bukurie dhe atraktiviteti. Megjithatë, shkencëtarët i përshkruajnë gropëzat si një defekt që u shkaktua për shkak të shkurtimit të muskujve të fytyrës.

Supozohet se gropëzat janë të trashëguara pasi ato janë një tipar gjenetik mbizotërues dhe më shpesh trashëgohen nga babai.