Të shtënat me armë zjarri te 'Astiri', ky është 45 vjeçari i plagosur - Gazeta Express
string(66) "te-shtenat-me-arme-zjarri-te-astiri-ky-eshte-45-vjecari-i-plagosur"

Të shtënat me armë zjarri te ‘Astiri’, ky është 45 vjeçari i plagosur

Gazeta Express

20/09/2020 18:33

Një ngjarje e rëndë ndodhi vetëm disa minuta më parë në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali dhe dyshohet se ka ndodhur për motive banale.

I plagosur ka mbetur 45 vjeçari Spartak Beqaraj, i cili ka marrë lëndime në këmbë dhe është nisur drejt spitalit, ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i krimit është ende në kërkim nga policia, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat disa dëshmitarë.

I plagosuri Spartak Beqaraj:



Lexo Edhe: