Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë - Gazeta Express
string(39) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-prishtine-3"

Gazeta Express

09/07/2020 16:06

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Gazeta Express

09/07/2020 16:06

Mesditën e sotme në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Pacolli” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, të stacionit Qendra, për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk raportohet për persona të lëndua”, ka thënë Ahmeti.

Ajo theksoi se aktualisht, hetuesit policorë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin./Express/