Mesditën e sotme në Mamurras kanë ngelur të plagosur me armë zjarri tre persona dy prej të cilëve efektivë policie.
Mësohet se dy policët e patrullës që kanë mbetur të plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj. Ndërsa është plagosur edhe një qytetar i identifikuar si Nikoll Vorfi.
Dy efektivët e policisë janë plagosur në këmbë, ndërkohë nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore si dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.