string(90) "te-shtena-me-arme-ne-shkup-nje-i-plagosur-dergohet-ne-spital-demtohen-disa-dyqane-e-vetura"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 16:09

Të shtëna me armë në Shkup, një i plagosur dërgohet në spital, dëmtohen disa dyqane e vetura

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 16:09

Një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në lagjen Dyqanxhik në Shkup, në afërsi të stacionit policor. Nga Ministria e Brendshme maqedonase njoftojnë se personi i plagosur është dërguar në spital.

Në informacionin zyrtar të Ministrisë së Brendshme thuhet se: sot rreth orës 14:00, në rrugën “Vojdan Çernodrinski” në zonën e Bit Pazar ka pasur të shtënat me armë zjarri. Bëhet fjalë për përleshje mes dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person është plagosur dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në spitalin shtetëror “Nëna Tereza”.

Në vendin e ngjarjes, punonjësit e policisë kanë gjetur shumë gëzhoja dhe janë dëmtuar disa xhama të dyqaneve përreth, si dhe disa automjete të parkura. Policia ka ndërmarrë masa për të zbardhur rastin, ndërsa priten më shumë detaje pas përfundimit të inspektimit të vendit të ngjarjes. /Alsat.mk