Të shtëna me armë në sheshin "Skënderbeu” në Prishtinë, arrestohet një person - Gazeta Express
string(74) "te-shtena-me-arme-ne-sheshin-skevnderbeune-prishtine-arrestohet-nje-person"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 23:46

Të shtëna me armë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, arrestohet një person

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 23:46

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është arrestuar personi i dyshuar.

“Sot rreth orës 22:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në sheshin “Skenderbeu”në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrestuar personin e dyshuar dhe kanë sekuestruar një armë”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tha se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.