Të shtëna me armë drejt një banese në Lundër - Gazeta Express
string(44) "te-shtena-me-arme-drejt-nje-banese-ne-lunder"

Të shtëna me armë drejt një banese në Lundër

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2023 10:01

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar gjatë natës në një banesë të pabanuar në Lundër.

Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar drejt fasadës së katit të tretë të një banese.

Lexo Edhe:

Njoftimi:

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/Gazeta Express