Mbrëmjen e sotme qyteti i Vlorës u trondit sërish nga të shtënat me armë.
Raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali.
Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij i identifikuar me emrin Nikollaq Çepaj (Taullaraj) , rreth 40-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.
Nga të dhënat e para raportohet se objekti ka qenë kunati i Roland Çepajt.