Të sfidoj të kujdesesh për Tokën”- mesazhi i studentëve që synon të mbrojë mjedisin jetësor në një mënyrë argëtuese - Gazeta Express
string(112) "te-sfidoj-te-kujdesesh-per-token-mesazhi-i-studentit-qe-synon-te-mbroje-mjedisin-jetesor-ne-nje-menyre-argetuese"

Të sfidoj të kujdesesh për Tokën”- mesazhi i studentëve që synon të mbrojë mjedisin jetësor në një mënyrë argëtuese

Gazeta Express

12/12/2019 16:29

Sot, një numër të rinjsh vendosën mesazhe rreth ndotjes dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor në parkun “Gruaja luftëtare” në Shkup.

“Të sfidoj të kujdesesh për Tokën”, “Bëhu pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e ndotjes”, “Ndotja-nëse nuk e vret, do të vrasë!”- këto janë disa nga mesazhet që ranë në sy të qytetarëve në qendër të Shkupit.

Lexo Edhe:

Organizimin e realizonte një grup studentësh që kishin dalë në përkrahje të shokut të tyre, Endrit Rushitit, i cili ka krijuar aplikacionin Applinka.

Applinka është aplikacion mobil që mbështet aktivitete për mbrojtje të mjedisit jetësor në një mënyre argëtuese the sociale.

Fillimisht, ideja e këtij aplikacioni ka qenë kontributi I shoqërisë në zvogëlim të mbeturinave, ndotjes së ajrit si dhe në adaptimin e mënyrës së jetesës më të shendetshme.

Platforma lejon që përdoruesit e saj të sfidojnë miqtë e tyre me aktivitete të caktuara, siç janë: të ecni në shkollë/punë me biçikleta, të përdorni transport publik, riciklim, mbjellje të drunjve etj.

Krijuesit e sfidave kanë mundësinë të shtojnë edhe shpërblime të ndryshme për fituesit.

Applinka synon të bëjë njerzit të ndërmarrin veprime sado të vogla, të cilat përveç mbrojtjes së ambientit jetësor, do të ndihmojë edhe në socializim ndërkombëtar.