Të riut mysliman i hiqet koka, dyshohet shkaku i dashurisë ndaj vajzës me fe tjetër - Gazeta Express
string(82) "te-riut-mysliman-i-hiqet-koka-dyshohet-shkaku-i-dashurise-ndaj-vajzes-me-fe-tjeter"

Të riut mysliman i hiqet koka, dyshohet shkaku i dashurisë ndaj vajzës me fe tjetër

Lajme

Gazeta Express

21/01/2022 9:52

Ishte terr dhe po binte shumë shi, kur Sammer Parishwadi po vraponte nëpër hekurudhë. Më tej, përderisa pishtari po i ndriçonte binarët, ai hasi në një palë këmbë.

Disa metra më larg, e prerë nga trupi, ishte një kokë njeriu, të cilën ai e njohu. Ishte Arbaaz Aftab Mullah, fqinji i tij dhe shoku më i mirë i fëmijërisë, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Parishwadi u kthye te trupi i kushëririt dhe pa se duart e tij ishin të lidhura fort. “Atëherë e dita se kjo ishte 100 për qind vrasje. Ishte torturuar dhe pastaj ishte vrarë mizorisht”, thotë ai.

Indiani duke treguar se si e gjeti trupin e gjymtuar të shokut

Duke fshirë sytë, Parishwadi shtoi: “Ai nuk kishte kryer krim duke dashuruar dikë, por e pagoi çmimin më të lartë.”

Arbaazi, mysliman 24-vjeçar nga rajoni jugor i Indisë, Karnataka, u vra në shtator nën dyshimin pse ra në dashur me një vajzë hinduse.

Në Indi, martesat mes dy personave me besime të ndryshme fetare, gjithmonë kanë bartur një njollë sociale dhe janë përballur me rezistencë nga të gjitha besimet përderisa ato shpesh kërkojnë konvertim fetar.

I riu, trupi i të cilit u gjet i copëtuar vitin e kaluar në hekurudhë

Por, vjetëve të fundit, që nga ardhja në pushtet e nacionalistëve hindusë të partisë BJP, këto bashkime – sidomos mes grave hinduse dhe burrave myslimanë – janë bërë temë e nxehtë dhe e rrezikshme politike për shkak të teorisë së diskredituar por të vazhdueshme konspirative të njohur si “xhihadi i dashurisë”.

Ata që i besojnë kësaj teorie pretendojnë se burrat myslimanë po i joshin gratë hinduse për t’u martuar me pretendime të rreme, me qëllim që t’i konvertojnë në Islam dhe të sigurojnë mbizotërim të myslimanëve ndaj hindusve në Indi, përcjell Gazeta Express.

Sidoqoftë, sipas agjencisë kombëtare të hetimeve në Indi, nuk ka dëshmi për “xhihad të dashurisë” dhe ky as nuk pasqyrohet në të dhënat e popullsisë indiane, ku hindusët vazhdojnë të përbëjnë rreth 80 për qind të popullsisë, ndërsa myslimanët 14 për qind.

Në Uttar Pradesh, burrat myslimanë që janë përpjekur të martohen me gra hinduse, me pëlqimin e tyre, janë sulmuar në mënyrë të dhunshme, janë detyruar që të fshihen ose janë dërguar në burg. Nga 208 personat e arrestuar sipas ligjit të ri kundër konvertimit mes nëntorit të vitit 2020 dhe gushtit të vitit 2021, të gjithë ishin myslimanë. Asnjëri prej tyre nuk është dënuar deri tash.
Përktheu: Nasuf Abdyli