Të pagjeturit e luftës, me presionin ndërkombëtar do të gjenden plot varreza të shqiptarëve në Serbi - Gazeta Express
string(96) "te-pagjeturit-e-luftes-me-presionin-nderkombetar-do-te-gjenden-plot-varreza-shqiptaresh-ne-serbi"

Gazeta Express

20/11/2020 8:16

Të pagjeturit e luftës, me presionin ndërkombëtar do të gjenden plot varreza të shqiptarëve në Serbi

Gazeta Express

20/11/2020 8:16

Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës.

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Pagjeturit, tha për Euronews Albania se zona ku janë gjetur mbetjet mortore ka qenë një zonë e betonuar dhe sipër saj kishte shtëpi, ndërsa u shpreh i bindur se numri i trupave të pajetë duhet të jetë shumë më i madh seç raportohet.

Lexo Edhe:

Ai sqaroi se në procedurën e zhvarrimit marrin pjesë tri palë, ajo serbe, kosovare dhe përfaqësues të EULEX-it.

Sipas Grajçevci, Serbia nuk ka dhënë asnjë informacion për fatin e shumë shqiptarëve që kanë hyrë të gjallë në territorin serb dhe nuk janë gjetur më.

Ai u shpreh i bindur se me presionin ndërkombëtar do të gjenden plot varreza masive të shqiptarëve në Serbi.