Të moshuarit që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës iu keqësua gjendja derisa priste në sportel - Gazeta Express
string(100) "te-moshuarit-qe-vdiq-ne-objektin-e-komunes-se-prishtines-iu-keqesua-gjendja-derisa-priste-ne-sportel"

Të moshuarit që vdiq në objektin e Komunës së Prishtinës iu keqësua gjendja derisa priste në sportel

Gazeta Express

29/09/2020 23:25

Një 71 vjeçar ka ndërruar jetë ne objektin e Komunes se Prishtinës deri sa po priste në sportel.

Kishte ardhur të paisej me disa dokumente në komunën e Prishtinës.

Por derisa po priste në sportel, 71 vjeccarit filloi t`i keqësohet gjendja shëndetësore.

Pasi ishte alivanosur ai njejti ndërroi jetë në korridorin e objektit të komunës së vjetër të Prishtinës.

Lexo Edhe:

Zyrtarët e Komunës  thanë se ai ishte një nga qytetarët i cili ishte duke marrë shërbime në njërën nga sportelet e komunës.

Rastin për T7 e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës tha se informacionin se ky person ishte alivanosur e moren në orën 8 e 30 të mëngjesit .

Ahmeti më tutje shton se bëhet fjalë për një viktimë mashkull , vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në lidhje me këtë rast ka folur edhe nënkryetari I Prishtinës , Muhedin Nushi.

A ka thënë se një person ka ndërruar jetë në objektin e komunës dhe  se me rastin janë duke u marrë Policia e Kosovës