Të moshuarit në Kosovë gëlltisin protezat e dhëmbëve, fëmijët kikirikë e gozhda - Gazeta Express
string(78) "te-moshuarit-ne-kosove-gelltisin-protezat-e-dhembeve-femijet-kikirike-e-gozhda"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 12:16

Të moshuarit në Kosovë gëlltisin protezat e dhëmbëve, fëmijët kikirikë e gozhda

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 12:16

Vit pas viti shumë persona kërkojnë ndihmë në Klinikën e Otrinolaringologjisë në QKUK pas gëlltitjes së trupave të huaj, të cilat më pastaj i shkaktojnë probleme shëndetësore, e shpesh herë vënë në rrezik edhe jetën e pacientëve, raporton Gazeta Express.

Drejtori i Klinikës së ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Hajdin Thaçi, ka treguar se fëmijët janë më të rrezikuarit nga gëlltitja e trupave të huaj, por që edhe të moshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikë pas gëlltitjes të gjësendeve.

Lexo Edhe:

I ftuar në emisionin “Gjesi” në T7, Thaçi ka thënë se të moshuarit gëlltisin proteza të dhëmbëve e rrëmojëse.

“Moshat më të rrezikuara janë moshat pediaterike prej 0 deri në 3 vjet. Moshat tjera më të rritura janë më pak të rrezikuara. Zakonisht moshat më të rritura gëlltisin rrëmojëse, të vjetrit gëlltisin protezat e dhëmbëve të cilat janë lëvizëse, të cilat mund të bien në laring ose në rrugët e gëlltitjes”, ka thënë ai.

Ndërsa, ai ka thënë se fëmijët zakonisht gëlltisin kikirikë, fasule e arra, të cilat mund të mbyllin plotësisht rrugët e frymëmarrjes.

“Trupat e huaj organik janë ata që i takojnë formave ushqimore, ndërsa inorganik janë gozhda gjilpëra, monedha metalike. Ndërsa, kryesisht dominojnë trupat e huaj si kikiriki, farat e kungullit, arrat, kokrrat e fasules, të cilat mund të mbyllin rrugët e frymëmarrjes”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka thënë se rreth 50 raste të gëlltitjes së trupave të huaj kërkojnë ndihmë çdo vitë në Klinikën e ORL’së./Gazeta Express/