Të kthyerit nga Siria iu dorëzohen familjeve të tyre


Gazeta Express
22 Prill 2019 21:27

Në Kosovë ditë më parë janë kthyer 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kthimi ishte operacion i qeverisë së Kosovës me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se në mesin e të kthyerve janë “katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”.

Operacioni i kthimit u krye të premten rreth mesnatës.

Katër luftëtarëve tashmë u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh me kërkesë të Prokurorisë.

Të kthyerit e tjerë, që nga ajo kohë, kanë qëndruar në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll.

Ndërkaq, të premten ka përfunduar zhvendosja e të gjithë të kthyerve nga Siria tek familjet e tyre nëpër Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur një burim i besueshëm i Gazetës Express.

Mësohet se fëmijët pa prindër janë dërguar nëpër qendrat sociale, ku do të jenë në përkujdesje të vazhdueshme.

Gazeta Express ka raportuar më parë se të kthyerit nga Siria do të qëndronin 72 orë në qendrën në Vranidoll, para së të zhvendoseshin nga aty drejt shtëpive të tyre. /Express/

Te fundit


Kthehu lart