Të jetosh me Hepatit C


load
Gazeta Express
7 Nëntor 2019 11:56

Njerëzit, të cilët janë të diagnostikuar me virusin Hepatis C,  përballen me shumë sfida dhe probleme fizike dhe psikike. Zbulimet e reja në trajtimin e kësaj sëmundjeje e kanë bërë të mundur menaxhimin e simptomave të saj, mirëpo këta njerëz duhet, që krahas barnave të kenë kujdes të shtuar edhe në përdorimin e disa ushqimeve të caktuara.  

Njerëzit që jetojnë me këtë sëmundje, janë zakonisht të prirë të vuajnë nga depresioni. Ankthi se ata mund t’i infektojnë njerëzit e tjerë dhe izolimi, që ata i bëjnë vetës është një nga gjërat më të vështira të natyrës psikologjike, që këta njerëz e përjetojnë.

Nga ana tjetër, këta persona duhet t’i shmangin disa medikamente, të cilat mund të interferojnë me mëlçinë dhe të shkaktojnë dëme të mëdha shëndetësore. Ata gjithashtu e kanë të ndaluar të konsumojnë alkool, duhan, ushqime me sasi të lartë të sheqerit si dhe ushqime me sasi të lartë të kripës.

Hepatisi C është një sëmundje e mëlçisë, e cila përfshin simptoma si: vjellje, ethe, temperaturë dhe humbje e apetitit. Një nga shkaqet e kësaj sëmundjeje është infektimi i mëlçisë me virus hepatis, i cili zakonisht vjen nga ushqyerja e varfër.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me anë barnave, ndërhyrjeve kirurgjike si dhe transplantimit të mëlçisë. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart