Të hënën Pendrovski do të firmos dhjetëra ligje që kanë mbetur në sirtare për gjatë kohë


Gazeta Express
18 Maj 2019 19:05

Të hënën, Presidenti Stevo Pendarovski do të nënshkruajë mbi 20 ligje që janë të pazgjidhura nga periudha para marrjes së detyrës nga ai.

Bëhet fjalë për ligjet e Agjencinë Teknike Operative, për Qeverinë, për sport, për financimin dhe mbështetjen e investimeve dhe shumë ligje të tjera – thonë nga zyra e tij.

Pendarovski filloi t’i nënshkruajë dekretet për ligjet reformuese të cilat më parë ishin kthyer nga ish presidenti Ivanov.

Këto janë ligjet për gjykatat dhe kontestet administrative, Ligji për kundërvajtjet, për punën e organeve të administratës shtetërore dhe Ligji për Energjetikë, me të cilët, siç deklaroi, do të avancohet funksionimi i shtetit.

Të enjten, Parlamenti i votoi për të dytën herë ligjet reformuese për këshillin gjyqësor, qasjen e lirë në informacionet me karakter publik dhe mbikëqyrjen e inspektimit.

Ato shkojnë për nënshkrim te Pendarovski, por siç informojnë nga zyra e tij ende nuk kanë arritur.

Njëkohësisht, Parlamenti tashmë e ka dërguar për nënshkrim te Presidenti edhe Ligjin Kundër Diskriminimit, i cili u votua për herë të dytë. Pendarovski për këtë tha se ai është imperativi i tij personal dhe jo një detyrim i imponuar ose korrektësi politike në paraqitjet publike.

Këto janë pjesë e zgjidhjeve ligjore që janë miratuar por nuk kanë hyrë në fuqi për shkak të mos firmosjes nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov, duke shpjeguar se nuk do të nënshkruajë asnjë prej tyre, me emrin e ri të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Te fundit


Kthehu lart