Të gjithë vuajnë prej tyre, mjeku zbulon në T7 si ti hiqni qafe strijat - Gazeta Express

Të gjithë vuajnë prej tyre, mjeku zbulon në T7 si ti hiqni qafe strijat

Shneta

Gazeta Express

06/11/2019 11:19

Një nga shqetësimet më të mëdha, sidomos te femrat, janë ato që lidhen me lëkurën dhe gjendjen e saj.

Gazetare: Vjosa Haxhijaj

Krahas acarimeve të lëkurës, infeksioneve, akneve e problemeve tjera, shqetësim i vërtetë dinë të jenë edhe hullitë apo siç njihen tek ne, strijat.

Personat të cilët përballen me një problem të tillë, i shohin hullitë si një gjë stresuese me të cilën përballen çdo ditë, shkruan Gazeta Express.

Zakonisht, shfaqja e hullive nxitet nga faktorë të ndryshëm të cilët bëjnë që lëkura të pësojë ndryshime.