Themeluesi i kompanive SpaceX e Tesla, Elon Musk tha sot se as ai e as familja e tij nuk do të marrin vaksinën e ardhshme të koronavirusit, dhe shtoi se pandemia “ka zbutur besimin e tij te njerëzimi”.
Gjatë një interviste me gazetaren Kara Swisher, 49-vjeçari Musk tha se as ai e as fëmijët e tij nuk janë të rrezikuar nga Covid-19 prandaj nuk kanë nevojë për vaksinën.
“Është një situatë ku nuk mund të fitosh. Kjo ka zvogëluar besimin tim te njerëzimi, e gjithë kjo … irracionaliteti i njerëzve në përgjithsi,” tha Musk.
Ai dënoi gjithashtu fushatat e izolimit në të gjithë globin dhe në veçanti në SHBA, të cilat i ka quajtur edhe më parë “joetike” dhe “arrest shtëpie de facto.”
Musk ka thënë se fushatat e gjera të izolimit janë të gabuara dhe se vetëm njerëzit e rrezikuar duhet të izolohet “derisa stuhia të kalojë”.
Kur u pyet mbi rrezikun ndaj familjarëve të tij, Musk u përgjigj mprehtë: “Të gjithë vdesin.”
“Ne kemi qenë duke prodhuar makina gjatë kësaj kohe dhe ishte shumë e bukur. Nuk kemi ndaluar asnjë ditë. Kemi dërguar astronautë në hënë,” tha ai duke nënkuptuar se Tesla ka mbajtur dyert e fabrikave hapur në shkelje të kufizimeve.
Musk sulmoi sërish miliarderin e farmaceutikës e informatikës Bill Gates, duke e quajtur ‘kokëdru’.
“Gates ka thënë për mua diçka sikur unë nuk di çfarë po bëj. Hej kokëdru, unë po prodhoj makinat e vaksinës për grupin CureVac, kompani ku ti po investon,” tha Musk duke iu refeeruar faktit që Tesla prodhon makineri për CureVac.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...