Të gjithë e pritën Infantinon, presidentit të FIFA-s iu desh ta priste Kurtin - Gazeta Express
string(76) "te-gjithe-e-priten-infantinon-presidentit-te-fifa-s-iu-desh-ta-priste-kurtin"

Futboll

Gazeta Express

30/09/2022 15:37

Të gjithë e pritën Infantinon, presidentit të FIFA-s iu desh ta priste Kurtin

Futboll

Gazeta Express

30/09/2022 15:37

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino po qëndron në Kosovë sot në një vizitë zyrtare.

Gjatë ditës së sotme, Infantino u prit në aerport nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe më pas takoi krerët e shtetit, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Hajrullah Çekun e Përparim Ramën.

Lexo Edhe:

Teksa të gjithë krerët e pritën Infantinon, ky i fundit u desh ta priste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Në një video të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, shihet Infantino duke e pritur për ta takuar Kurtin.

Në takim me Osmanin, presidentja e vendit e priti para zyrës së saj, kurse ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku doli jashtë objektit të ministrisë për ta pritur. /Gazeta Express/

/Gazeta Express/