Të gjitha testet e sotme për Covid-19 në Malishevë, rezultojnë negative - Gazeta Express
string(70) "te-gjitha-testet-e-sotme-per-covid-19-ne-malisheve-rezultojne-negative"

Gazeta Express

30/05/2020 22:01

Të gjitha testet e sotme për Covid-19 në Malishevë, rezultojnë negative

Gazeta Express

30/05/2020 22:01

Nëntë persona nga komuna e Malishevës janë testuar sot për Covid-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Të gjitha mostrat rezultuan negative.

Komuna e Malishevës ka treguar se të testuarit ishin raste kontakti të të infektuarit të djeshëm me koronavirus.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i Komunës

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë bërë nëntë teste të rasteve të kontaktit për COVID-19, dhe të gjitha testet kanë rezultuar negative. Ky përbën një lajm të mirë për të gjitha këto raste të kontaktit me rastin e djeshëm, ku pas një muaji qetësie në Malishevë, është paraqitur një rast i ri me COVID-19.

Konfirmimi i testeve të cilat kanë rezultuar negative, është bërë përmes komunikimit zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: 77 të prekur, prej tyre 74 janë shëruar plotësisht, 2 raste janë aktive dhe një rast ka përfunduar me fatalitet.