Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së - Gazeta Express
string(84) "te-gjitha-reagimet-dhe-batutat-per-50-mije-eurot-dhe-baxhanakun-e-deputetit-te-vv-se"

Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së

Lajme

Gazeta Express

25/06/2022 23:03

Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.  Sipas mediave, paratë nuk kanë qenë të gjitha të tij, por edhe të baxhanakut të tij. Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta nga politikanë e analistë vendorë, madje disa prej tyre kanë filluar edhe me shaka për baxhanakët.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e cila përmes një shkrimi në Facebook tha se dikur VV-së iu gjenin gurë e molotovë, ndërsa sot po iu ‘vjedhjen’ mbi 50 mije euro të padeklaruara.

Lexo Edhe:

Ajo ia ka bërë dy pyetje kryeministrit Kurti: Qysh je? Qysh i ke pasanikët.

“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët?”, shkroi Bytyçi në Facebook.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Valon Syla, i cili tha se vëllai nuk t’i lë 50 mijë euro në shtëpi, e lëre më baxhanaku.

“O Mirsad Shkreta, po vëlla me pas s’ti len 50 mijë euro te shtëpia, e le mo baxhanaku. Po qysh lihen 50 mijë euro kesh në shtëpi?”, shkroi Syla në Facebook.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa përmendi parullën e dikurshme të VV-së: ‘Me hajna nuk ka shtet’.

“Mirëmbrëma propaganda VV. Bagjaneqt qysh i keni?Qysh ke ajo “me hajna nuk ka shtet” a? A? A tash ndoshta e keni ndrru’ trakën që keni hypë n’karriga t’lëkurës t’xhipave? A?, ka shkruar Mustafa.

Edhe profesori dhe opinionisti Blerim Latifi ka ironizuar me rastin duke thënë se shqiptarët historikisht punët sekrete i kryejnë me baxhanakë.

“Shqiptarët historikisht punët sekrete i kryejnë me baxhanakë. Vëllaut nuk i besojnë, sepse, siç ka thanë ai i moçmi “vëllau si shkau””, ka shkruar ai.

Por, si mundet që një deputet t’i ketë mbi 50 mijë euro të padeklaruara, është pyetja e aktivistes së shoqërisë civile, Zana Avdiu.

“Mbi 50 mije euro i vidhen deputetit Mirsad Shkreta, ne shtepi. Shtrohet pyetja, pse i ka pas ne shtepi? Edhe qysh nje deputet i ka mbi 50 mije euro te padeklarume?”

Nuk lanë pa reaguar edhe ish-bashkpartiakët e tij nga PSD, ku Nol Nushi ka ironizuar me një propozim sa i përket deklarimit të pasurisë, ku përveç familjes së ngushtë, të futet edhe baxhanaku.  

“Propozoj qe ne formularin e deklarimit te pasurise, pervec familjes se ngushte, me e shti edhe kategorine e baxhanakit. Ku ka ma ngat se baxha!!!“, shkroi Nushi.