Të gjitha përdorimet e pazakonta të kremit Nivea, e keni provuar tek divanët?


Gazeta Express
23 Shtator 2019 12:30

Kremi Nivea ka shumë vite që ekziston në çdo shtëpi italiane, shqiptare, e më gjerë! Por jo të gjithë e dinë se sa më shumë përdorime të pazakonta mund të bëhen me këtë produkt shumë të dobishëm.

Kutia klasike metalike blu është një aleat i çmuar dhe jo vetëm për kujdesin ndaj lëkurës dhe bukurisë së grave. Zbuloni më shumë për çfarë bëhet fjalë!

1. Zhduk rrathët e errët të syve

Nëse keni kaluar një natë duke festuar dhe keni frikë të zgjoheni ditën tjetër me dy shpella të zeza nën sytë tuaj, ka vetëm një gjë për të bërë. Para se të flini, lani mirë fytyrën dhe aplikoni pak krem Nivea nën sytë tuaj. Produkti duhet të aplikohet me bollëk duke e shtypur atë me majë të gishtave. Më pas shkoni të flini të qetë, të nesërmen në mëngjes do të zgjoheni me një fytyrë të freskët dhe mbi të gjitha pa asnjë shenjë nën sy.

2. Heq make up-in

Pas një dite të veçantë ose një darke në restorant, ku ju jeni përgatitur me një make-up yll ose një make-up të thjeshtë, por shumë rezistent, fytyra juaj duhet të jetë e pastër dhe lëkura juaj duhet të marrë frymë. Për këtë arsye, përveç larjes së fytyrës me sapun dhe ujë, një pambuk duhet të zhytet në kremin Nivea dhe më pas të kalojë mbi fytyrë, në mënyrë që të hiqni të gjithë përbërjen. Nuk keni nevojë për dhjetëra produkte të ndryshëm dhe të shtrenjtë për të eliminuar make up-in. Kremi Nivea bën mrekulli!

3. Heq strijat

Ndryshimi i papritur i peshës ose shtatzënia mund të lënë shenja të dallueshme që të gjithë i njohim si strija ose tërheqje të lëkurës. Këto shenja mund të shmangen pa përdorur produkte speciale dhe të shtrenjta. Thjesht aplikojeni Nivean çdo ditë në bark, këmbë, vithe apo gjinj për të parandaluar strijat në lëkurë.

4. Kujdesi ndaj divanëve

Nëse keni një divan lëkure, e dini se duhet të ushqeni pëlhurën duke e mbajtur atë të butë. Lëkura ka tendencë të thahet dhe plasaritet nëse nuk trajtohet mirë, prandaj përdoren produkte speciale dhe të shtrenjta. Ju mund të arrini të njëjtin rezultat duke kursyer para vetëm duke përdorur krem Nivea në paketimin metalik blu. Thjesht vendosni pak produkt në një leckë të butë mikrofibër dhe më pas kalojeni në divan. I mban ata pastër dhe nuk e le lëkurën të plasaritet apo dëmtohet me kalimin e viteve.

Te fundit


Kthehu lart