Të gjitha çmimet nga Festivali i Dramës Shqipe “Flaka e janarit” - Gazeta Express
string(62) "te-gjitha-cmimet-nga-festivali-i-drames-shqipe-flaka-e-janarit"

Të gjitha çmimet nga Festivali i Dramës Shqipe “Flaka e janarit”

Arte

Gazeta Express

01/02/2023 13:34

Në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan që u mbajt ditë më parë, çmimi për shfaqjen më të mirë iu dha shfaqjes “Babai dhe Babai” me regji të Kushtrim Koliqit. Pos këtij çmimi u ndanë edhe çmimi për tekstin më të mirë, rolin më të mirë inovacionin më të mirë teatror, regjinë më të mirë.

Çmimi për SHFAQJEN më të mirë:

Lexo Edhe:

(Arsyetimi i jurisë:)

Për estetikën skenike e portretizimin e dhembjes familjare ndaj personave të pagjetur,

lojën ekspresive të aktorëve me “mungesën” dhe prezencën, organikën e jo organikën, e për gërshetimin e komponentëve skenikë – përmes regjisurës minimaliste që godet me ton të ftohtë karshi kujtesës e “harresës” së kohës. Çmimi për SHFAQJEN më të mirë, i ndahet INTEGRA-s, për shfaqjen “Babai dhe babai”, në regji të Kushtrim Koliqit.

Çmimi për TEKSTIN më të mirë:

(Arsyetimi i jurisë:)

Për kompozicionin dramaturgjik sa prekës aq edhe mbresëlënës që trajton fragmentimin e një drame intime familjare në rrafshe paralele gjuhësore e refleksione shumëplanëshe socio-politike, …

Çmimi për TEKSTIN më të mirë: i ndahet dramës “Babai dhe babai” të dramaturgut, Jeton Neziraj.

Çmimi për REGJINË më të mirë:

(Arsyetimi i jurisë:)

Për formatin dhe intensitetin e jashtëzakonshëm skenik të koordinuar në mënyrë precize, që për synim ka tërheqjen e vëmendjes ndaj eksploatimit të fenomeneve ekzotike kulturore, parodizomin e klisheve dhe përballjen e dy kulturave në përmasa abuzive. Ky format regjisorial përmes ekzagjerimit të lojës së aktorëve shpalosë kundërthëniet e shumta, ku të vërtetat e pjesshme parakalojnë sikur në pista mode. Çmimi për regjinë më të mirë, i ndahet regjisorit Erson Zymberi për regjinë e shfaqjes “Burrnesha”. Bashkëpunimi i Qendra Multimedia dhe Teatri Oda.

Çmimi për ROLIN më të mirë:

(Arsyetimi i jurisë:)

Për performancën e përqendruar e fluide të aktorit, saktësinë e besueshmërinë teatrore, forcën ndaj portretizimit të personazhit, mishërimit të tekstit, rezistencës ndaj botës që ka humbur çdo bilanc njerëzor, për shkathtësinë e ndërthurjes së humorit dhe dinjitetit human në skenë, pa u përkulur nga vorbullat e jetës,…

Çmimi për rolin më të mirë i ndahet aktorit Adem Karaga, në rolin e Ustait, në shfaqjen “Nyjat”, Teatri Shqiptar – Shkup.

Çmimi për inovacionin më të mirë teatror:

Arsyetimi i jurisë:

Për shembullin e suksesshëm të koproduksionit, që dokumenton në mënyrë të veçantë rëndësinë sociale të artit skenik…, për interpretimin e komunikimin të materalit të dendur dramaturgjik nga kasta e tre teatrove publike, që në vete shpalosin frymën e re të përvojave kërkimore teatrore… Për begatinë e madhe skenike nga një ansambël i madh, ku vullneti krijues merr përmasa senzibilizuese në skenën teatrore të Kosovës,

Çmimi për Inovacionin më të mirë teatror shkon për 3 teatrot: Teatri i Qytetit – Gjilan, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren

për shfaqjen “Fausti”, me autor e regjisor, Fadil Hysaj