Të dielën mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden - Gazeta Express
string(77) "te-dielen-mbahet-ceremonia-e-dorezimit-te-medaljes-post-mortem-per-beau-biden"

Të dielën mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 16:57

Të dielën, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

Ajo i ka dërguar letër Presidentit Joe Biden me të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes.

Lexo Edhe:

Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e Presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteel./KP/