Të dënuar përjetë, policia arrin të kapë dy shqiptarët që u arratisën nga burgu grek


Gazeta Express
20 Korrik 2019 17:22

Ka përfunduar këtë të shtunë arratisja e dy të burgosurve shqiptarë, të cilët mundën të arratiseshin nga burgu i Casandra-s në Kalkidhiki mbrëmjen e së martës.

Dy shqiptarët, të dënuar me burgim të përjetshëm u kapën mëngjesin e kësaj të shtunë në Efpalioi Fokis, një zonë pyjore. Shqiptarët madje ishin fshehur në një plantacion me kanabis dhe ishin të mirëorganizuar me armë kallashnikov dhe granata dore.

Sipas policisë greke shqiptarët me inicialet  E.L dhe A.S, nuk u paraqitën në evidencën  e mëngjesit të 16 korrikut dhe menjëherë nisi për ta kërkimi për t’i gjetur.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart