Të burgosurit e Smrekonicës fillojnë punën në autoservisin e kësaj qendre - Gazeta Express
string(73) "te-burgosurit-e-smrekonices-fillojne-punen-ne-autoservisin-e-kesaj-qendre"

Të burgosurit e Smrekonicës fillojnë punën në autoservisin e kësaj qendre

Gazeta Express

22/09/2020 12:40

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë kanë filluar punën në Autoservisin e kësaj qendre.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se përmes këtij projekti synon  rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur dhe uljen e shpenzimeve ekonomike në mirëmbajtjen, servisimin dhe pastrimin e veturave të SHKK-së.

Lexo Edhe:

“Gjatë kryerjes së punës, të burgosurit monitorohen dhe mbështeten nga automekanikët e qendrës, të cilët njëherit janë edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në Autoservisin e QKS-së. Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me “Help Kosovo” për projekte të tilla edhe në të ardhmen, e po ashtu dhe me të gjithë donatorët tjerë”, thuhet në njoftim.