Të bindur në pafajësi, në vendlindje presin kthimin e shpejtë të Nasim Haradinajt - Gazeta Express
string(80) "te-bindur-ne-pafajesi-ne-vendlindje-presin-kthimin-e-shpejte-te-nasim-haradinajt"

Gazeta Express

28/09/2020 20:21

Të bindur në pafajësi, në vendlindje presin kthimin e shpejtë të Nasim Haradinajt

Gazeta Express

28/09/2020 20:21

Deri para katër ditësh këto dyer qëndruan te hapura. Por, në ditët e fundit dyert e shtëpisë së Nasim Haradinajt janë mbyllur.

Madje në shtëpinë e tij, siç duket nuk po qëndron askush.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, mungesa e tij po vërehet nga fqinjët.

Muharrem Sejfia, që është një ndër me te moshuarit e këtij fshati, thotë e përjetuan rëndë arrestimin e Haradinajt.

Sejfia thotë që është padrejtësi që më shumë se dy dekada pas luftës nuk ndiqet agresori por viktima.

Tutje shpreson që sa më shpejtë Nasim Haradinaj të lirohet e të kthehet në familjen e shoqërinë e tij.

Të padrejtë arrestimin e tij po e shohin edhe banorët e tjerë të fshatit.

Një vend qe vizitohej shpesh nga Haradinaj, janë edhe varrezat e fshatit Gllogjan.

Aty tani pushojnë shumë të afërm e shokë të tij, që ia mori lufta.