Te Ballkani të motivuar për të debutuar me fitore në arenën ndërkombëtare - Gazeta Express
string(73) "te-ballkani-te-motivuar-per-te-debutuar-me-fitore-ne-arenen-nderkombetare"

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 22:41

Te Ballkani të motivuar për të debutuar me fitore në arenën ndërkombëtare

Sport

Gazeta Express

04/07/2022 22:41

Ballkani e ka zhvilluar këtë të hënë seancën e fundit stërvitore, para se të debutojë nesër në arenën ndërkombëtare.

Kampionët e Kosovës do të përballen me kampionët e Lituanisë, Zalgiris, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, “portokallezinjt” zhvilluan sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Në njoftimin nga klubi i Ballkanit, thuhet se gjendja e futbollistëve është e mirë, teksa ata janë të motivuar për fitore.

“Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore anti-Zalgiris. Skuadra e Ballkanit ka mbyllur stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër FK Zalgiris. Gjendja e futbollistëve para ndeshjes me Zalgirisin është e mirë dhe maksimalisht të motivuar për fitore. Na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.

Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet nga ora 20:00. /Gazeta Express/