Të ardhurat e deputetëve që kundërshtuan tërheqjen e parave nga Trusti për qytetarët - Gazeta Express
string(84) "te-ardhurat-e-deputeteve-qe-kundershtuan-terheqjen-e-parave-nga-trusti-per-qytetaret"

Të ardhurat e deputetëve që kundërshtuan tërheqjen e parave nga Trusti për qytetarët

Instant

Gazeta Express

25/05/2022 23:25

Gazetar:Unitet Berisha

Të gjithë janë deputetë të mazhorancës, e të pestë ata votuan kundër tërheqjes së trustit. Deputetët e Vetëvendosjes për shumë arsyeje që sipas tyre janë goxha përmbajtjesore votuan kundër.

Por si qëndrojnë vetë ata financiarisht.

Armend Muja që është edhe nga më të zëshmit që tërheqja e Trustit të mos ndodhë, ka një banesë 60.00 m2  të cilën e mori me kredi në 2009 e që kap vlerën e  35,000.00 euro.

Një veturë  që e bleu me kursime në vitin 2010  në vlerë prej 6,400.00.

Muja në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Anti-Korrupsion, rezulton se merr katër mijë euro në muaj nga dy puna që mban – atë të deputetit në Kuvendin e Kosovës dhe si Ligjërues e Rektor në një kolegj privat.

Edhe deputetja nga radhët e “Listës Guxo”, Jeta Statovci votoi kundër. Por, ajo ka mbi 11 mijë euro para të gatshme në bankë dhe investime në kriptovaluta. Të hyrat vjetore të saj sillen rreth 17 mijë euro, të cilat i merr si pagë nga Kuvendi, përfshirë mëditjest si dhe pagë nga një kolegj privat.

Edhe Eman Rrahmani votoi kundër. Në deklarimin e tij, gëzon pasuri të paluajtshme si trashëgimi nga familja, rreth 100 mijë euro. Para të kursyera në banka ka afro 13 mijë euro.

Kurse paga mujore, ajo që merr nga kuvendi e nga bizneset që posedojnë së bashku me bashkëshorten si të ardhura vjetore arrijnë afro 31 mijë euro.

Visar Korenica vetëm një shtëpi që e konsideron të përbashkët me familjen e ka në vlerë prej 100,000 mijë euro. Dhe një banesë të blerë me mjete vetanake me 40,000 Euro.

Të hyra vjetore ka edhe afro 15 mijë euro përveç pagës vjetore që merre nga Kuvendi i Kosovës.

Edhe Enver Haliti i VV-së ka të ardhura vjetore goxha të mira. Pa pagën vjetore që merr nga Kuvendi i Kosovës ai  merr afro 30 mijë euro në vit. Kurse para të gatshme kesh ka afro 12 mijë euro.

Disa nga këta deputetë herën e parë kishin tërhequr parat nga trusti.