Tayna shpërndan në Instagram prapaskena të klipit të saj më të ri
Muzike
Gazeta Express
06/07/2023 21:19
“Kalle” ishte kënga që Tayna lansoi mbrëmë
për fansat e saj
Kënga deri me tani ka më shumë së 427 mijë
klikime dhe ka marrë kritika të mira nga dëgjuesit dhe fansat e reperes.
Sot, Tayna shpërndau në Instagram fotot dhe videot gjatë prapaskenave të xhirimeve të këtij klipit, të cilave ua shtojë edhe një varg të këngës.
“Un dokna film qato ke lujt shume role, Ndryshe e bone e ndryshe e fole, E m’u perballe n’fund nuk pate… revole kom dasht me thon🤪”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/