Taylor e rreh Prograisin në një meç brutal për titull në WBA


Gazeta Express
27 Tetor 2019 8:15

Josh Taylor e ka rrahur Regis Prograisin në një meç brutal por të shkëlqyer në finale të World Boxing Super Series të shtunën mbrëma në Londër.

Boksieri skocez fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke e fituar titullin në kategorinë super të lehtë WBA, raporton Gazeta Express.

Si kampion aktual në IBF dhe tani WBA, Taylor bëhet boksieri i vetëm britanik që aktualisht mban dy tituj bote.

Meçi i së shtunës ishte drithërues mes kampionëve të pamposhtur të botës, ndër luftërat më të mira të vitit 2019.

Edhe pse përfundoi me një sy pothuajse të mbyllur nga e ënjtura shkaku i goditjeve të fuqishme të kundërshtarit, Taylor doli fitimtar në fund. /Gazeta Express/

HIGHLIGHTS | Regis Prograis vs. Josh Taylor

Big fights. Any device. One price. DAZN is the only place to watch Gennadiy “GGG” Golovkin, Canelo Alvarez, and Andy Ruiz vs. Anthony Joshua 2. Download the app now at http://bit.ly/DAZN_YT and get one of the best schedules in combat sports history, including: Canelo vs. Kovalev (November 2) Inoue vs.

Te fundit


Kthehu lart