Gazetarit i dalin figurat në fytyrë gjatë raportimit të drejtpërdrejtë - Gazeta Express
string(70) "gazetarit-i-dalin-figurat-ne-fytyre-gjate-raportimit-te-drejtperdrejte"

Gazetarit i dalin figurat në fytyrë gjatë raportimit të drejtpërdrejtë

Gazeta Express

26/02/2020 11:29

Reporterit të televizionit CNN, Justin Hinton, i kanë dalë gabimisht disa figura të ndryshme në fytyrë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ngjarja qesharake ndodhi përderisa ai ishte duke raportuar për motin afër një rruge.

Lexo Edhe:

Ai nuk e kuptonte se si është duke u dukur në ekran derisa i pa komentet e shikuesve, transmeton Gazeta Express.

Gazetari ishte duke folur rreth një stuhie të borës në Karolinën Veriore përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ai e kishte aktivizuar aksidentalisht opsionin e vendosjes së figurave të ndryshme në fytyrë dhe tek më vonë mori vesh për gabimin.