Tanja Fajon: Ky është turp! Zgjohu Macron! Shqipëria e Maqedonia e Veriut meritojnë negociatat, mbani fjalën


load
Gazeta Express
17 Tetor 2019 9:22

Pas qëndrimit të përsëritur të presidentit të Francës Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se më parë duhet reformuar BE-ja dhe më pas të bëhet zgjerimi ka reaguar edhe anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon.

Fajon teksa publikon në rrjetet sociale një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev shkruan se ky është një turp dhe se Macron duhet të zgjohet. Më tej ajo thekson se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe tani është rradha e këshillit të BE për të përmbushur pjesën e tij dhe të çeli negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike!

Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Tanja Fajon.

Te fundit


Kthehu lart