“Talir 2” do të përfaqësohet nga prokurorja e speciales Lençe Ristovska, Jovevski jep dritën jeshile


Gazeta Express
19 Shtator 2019 9:32

Me autorizim të prokurorit shtetëror publik Lubomir Jovevski, prokurorja Lençe Ristovska do ta përfaqësojë lëndën e PSP-së “Talir 2” para Gjykatës Penale.

Gjykimi për lëndën “Talir 2” është caktuar për nesër. Paraprakisht seancë gjyqësore për këtë lëndë nuk është mbajtur për shkak të mungesës së avokatëve të të akuzuarve, shkrua Koha.

Në rastin “Talir” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët, sipas aktakuzës së PSP-së, me keqpërdorim të pozitës zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik SHN Beton SHA Shkup ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka lidhur marrëveshje për furnizime publike me organe shtetërore dhe institucione publike ose ndërmarrje në kundërshtim me Ligjin për partitë politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për marrëdhënie obliguese, përcjell Express.

Të akuzuarit në kundërshtim me rregullat ligjore kanë siguruar pasuri të konsiderueshme për partinë politike VMRO-DPMNE në vlerë prej 507.164.424 denarë, gjegjësisht 8.246.576 euro.

Te fundit


Kthehu lart