Talibanët shpresojnë se marrëveshja e paqes do të arrihet këtë muaj - Gazeta Express
string(67) "talibanet-shpresojne-se-marreveshja-e-paqes-do-te-arrihet-kete-muaj"

Talibanët shpresojnë se marrëveshja e paqes do të arrihet këtë muaj

Gazeta Express

18/01/2020 11:43

Një zëdhënës i talibanëve i ka thënë një gazete pakistaneze se ky grup militant është duke shpresuar se do të arrijë marrëveshje të paqes me negociatorët amerikanë deri në fund të muajit janar.

Komentet e zëdhënësit Suhail Shaheen në gazetën ditore “Dawn” vijnë pas takimeve dyditore të përfaqësuesve të talibanëve dhe të Shteteve të Bashkuara në Katar.

Lexo Edhe:

Shaheen tha përmes një postimi në Twitter se këto bisedime kanë qenë të dobishme. Ai tha se diskutimet kanë qenë të përqendruara për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët.

Në anën tjetër, ekipi i negociatorit amerikan, Zalmay Khalilzad, nuk ka folur publikisht për rezultatin e këtyre negociatave. Megjithatë, dy burime kanë thënë se talibanët janë të gatshëm për një armëpushim 10-ditor me forcat amerikane, zvogëlim të dhunës me forcat afgane dhe fillim të bisedimeve me qeverinë afgane, nëse arrihet marrëveshja.

“Jemi pajtuar t’i pakësojmë operacionet ushtarake në ditët para nënshkrimit të marrëveshjes së paqes me Shtetet e Bashkuara”, tha Shaheen.

Ai shtoi se është optimist për arritjen e marrëveshjes me Uashingtonin para fundit të këtij muaji dhe se kjo është çështje ditësh, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.