Talibanët refuzojnë të bisedojnë me ekipin negociator të qeverisë afgane - Gazeta Express
string(72) "talibanet-refuzojne-te-bisedojne-me-ekipin-negociator-te-qeverise-afgane"

Gazeta Express

29/03/2020 9:04

Talibanët refuzojnë të bisedojnë me ekipin negociator të qeverisë afgane

Gazeta Express

29/03/2020 9:04

Talibanët kanë refuzuar t’i fillojnë negociatat me ekipin e ri negociator të qeverisë afgane, duke bërë një hap prapa në procesin e arritjes së paqes në njërin prej konflikteve më të gjata në botë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se militantët nuk mund të bisedojmë me ekipin prej 21 anëtarëve, të emëruar të enjten, sepse aty nuk janë përfshirë të gjitha palët.

Lexo Edhe:

Ky ekip drejtohet nga Masoom Stanekzai, ish-shef i sigurisë dhe përkrahës i presidentit Ashrad Ghani, ndërsa aty bëjnë pjesë edhe politikanë, ish-zyrtarë shteti dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në ekip janë të përfshira pesë gra.

“Me qëllim të arritjes së paqes së vërtetë dhe afatgjate, ky ekip duhet të ndërtohet me miratimin e të gjitha palëve afgane në mënyrë që të mund t’i përfaqësojë të gjithë”, tha zëdhënësi i talibanëve.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Çështjeve të Paqes, Najia Anwari, tha se qëndrimi i talibanëve është i paarsyeshëm për shkak se ekipi negociator është caktuar pas konsultimeve të gjera brenda shoqërisë afgane, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara në shkurt e nënshkruan me talibanët marrëveshjen për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Megjithatë, përparimi në bisedime mes palëve të konfliktit po rrezikohet nga grindja mes politikanëve afganë dhe mosmarrëveshja mes talibanëve dhe qeverisë afgane për lirimin e të burgosurve.