Talenti Rafael Leao po i kryen testet mjekësore në Milan


Gazeta Express
31 Korrik 2019 10:15

Sulmuesi i talentuar i Lille, Rafael Leao, është duke i kryer testet mjekësore në mënyrë që ta kompletojë transferimin e tij te gjiganti italian, Milan, për 30 milionë euro.

Leao arriti në Milan të martën në mëngjes dhe tani është në klinikën “La Madonnina” për t’i kryer të gjitha testet mjekësore, para se të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, transmeton Gazeta Express.

Kuqezinjtë janë duke paguar 30 milionë euro plus bonuse për 20-vjeçarin , mirëpo Sky Sports Italia nuk e përmend nëse në marrëveshje përfshihet edhe mbrojtësi i ekipit të të rinjve të Milanit, Tiago Djalo.

Ai do ta plotësojë hapësirën e lënë bosh nga Patrick Cutrone, i cili dje e kompletoi transferimin në Eolverhampton Wanderers.

Leao i shënoi tetë gola në 24 paraqitje në Ligue 1 gjatë sezonit të kaluar për Lille, duke i ndihmuar skuadrës së tij të përfundojë në pozitën e dytë në tabelën e ligës së nivelit të parë të futbollit në Francë.

Portugezi, i cili luan për ekipin kombëtar U-21, mund të luajë edhe si sulmues i dytë dhe në krahun e majtë, por preferon të luajë në pozitën e qendërsulmuesit. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart