Jens Petter Hague ka udhëtuar drejt Milanos sot dhe e ka falënderuar Bodo/Glimt që i ka ndihmuar të arrijë marrëveshje me Milanin për ta realizuar ëndrrën.
Anësori norvegjez mahniti gjatë rundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës kundër Milanit dhe ra në sy saqë kuqezinjtë i siguruan shërbimet e tij sa çel e mbyll sytë, transmeton Gazeta Express.
Hague është rrugës për në Milano dhe shpreson se do ta veshë fanellën kuqezi brenda ditësh.
“Është një klub i madh qartazi”, tha Hague për televizionin norvegjez TV2.
“Ndiej se mund të zë vend në këtë ekip të Milanit”, shtoi ai.
20-vjeçari, i cili shënoi dhe asistoi në humbjen e skuadrës së vet kundër Milanit javën e kaluar, pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sapo të mbërrijë në Milano. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...