Takohen Perez dhe Zidane, nuk përjashtohet shkarkimi - Gazeta Express
string(51) "takohen-perez-dhe-zidane-nuk-perjashtohet-shkarkimi"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 15:20

Takohen Perez dhe Zidane, nuk përjashtohet shkarkimi

Futboll

Gazeta Express

03/12/2020 15:20

Pas humbjes kundër Shakhtar Donetsk, trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane nuk e ka të sigurte pozitën e trajnerit pasi që rrezikon edhe kualifikimin për raundin tjetër.

Skuadra e Realit gjendet e treta në grupin B të Ligës së Kampionëve, me shtatë pikë të grumbulluara por që gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, kundër Borussia Monchengladbach, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sot në mëngjes u takua presidenti i klubit Florentino Perez dhe Zidane, francezi ka pasur besimin e presidentit për dy dekada, së pari si lojtar dhe tani si trajner, duke e rikthyer atë në klub pasi ai u largua nga puna në më pak se një vit.

Por, Zidane nuk është duke treguar rezultate pozitive me klubin madrilen, dhe lëkundjet për pozitën e trajnerit kanë filluar duke aluduar mediat spanjolle edhe për zëvendësuesin e tij.

Perez shfrytëzoi rastin që të fliste shkurtimisht edhe me Sergio Ramos, pasi që prioritet i presidentit tani është rinovimi i kontratës së kapitenit spanjoll.

Gjithçka ndodhi në mëngjesin e së enjtes, në fotografinë zyrtare të Realit për sezonin 2020/21. /Gazeta Express/