Takohen kreu i VMRO-DPMNE-së dhe BESË-s, Mickoski dhe Kasami


Gazeta Express
19 Korrik 2019 16:10

Sot në ora 14.00 është realizuar takim mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski dhe kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Takimi që ka zgjatur rreth një orë është realizuar në restorantin Pelister në qendër të Shkupit.

Në takim Kasami është shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, kurse Mickovski është shoqëruar nga funksionari i lartë i VMRO-DPNE-së, Igor Janushev.

Pas përfundimit të takimit, liderët e dy partive kanë paralajmëruar kumtesë të përbashkët për media.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart