Takimi për reformën zgjedhore, Hajdari: Të mos çohemi nga tryeza pa arritur produktin final - Gazeta Express
string(89) "takimi-per-reformen-zgjedhore-hajdari-te-mos-cohemi-nga-tryeza-pa-arritur-produktin-final"

Gazeta Express

30/05/2020 16:25

Takimi për reformën zgjedhore, Hajdari: Të mos çohemi nga tryeza pa arritur produktin final

Gazeta Express

30/05/2020 16:25

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka kërkuar palëve pak para nisjes së takimit të radhës për reformën zgjedhore, që të mos çohen nga tavolinat pa arritur një konsensus e kompromis.

Takimi nis në orën 17:00 dhe deri më tani maxhoranca e opozita janë përplasur e nuk kanë gjetur dakordësi mbi votimin elektronik dhe identifikimin biometrik të votuesve.

Lexo Edhe:

“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:

Sistemin Zgjedhor;

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;

Kolegjin Zgjedhor.

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura. Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat”, shkruan Hajdari.