E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka shkuar në Presidencë për një takim me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi i saj vjen pas atij që Osmani pati me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, takim që presidentja e ftoi për krizën në Kuvend.
Megjithatë, shkuarja e Prattipatit në Presidencë nuk lidhet me takimet e liderëve partiakë që ka ftuar Osmani, mëson Gazeta Express.
Prattipati u pa bashkë me disa zyrtarë të tjerë të ambasadës duke hyrë në Presidencë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...